Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konfirmoi zgjedhjen e z. Xhon Ratcliffe drejtor të CIA-s, me 74 vota pro dhe 25 kundër

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konfirmoi zgjedhjen e z. Xhon Ratcliffe drejtor të CIA-s, me 74 vota pro dhe 25 kundër. Ai është  një ish-kongresmen nga Teksasi, i cili  ka shërbyer si drejtor i Inteligjencës Kombëtare gjatë muajve të fundit të mandatit të parë të presidentit Donald Trump. Ratcliffe ka lidhje të ngushta me komunitetin shqiptarë-amerikan, dhe është i njohur për angazhimin e tij në ngjarje të ndryshme të diasporës shqiptare, si dhe për miqësinë e tij me figura politike shqiptare. Në mandatin e parë të presidentit Trump, Ratcliffe u vlerësua për njohuritë e tij rreth Kosovës dhe zhvillimeve në rajon, duke përfshirë një përshëndetje nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e konsideroi z. Ratcliffe si një figurë të informuar dhe të rëndësishme për sigurinë dhe partneritetin ndërkombëtar të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …