leoni

Peter Sorensen mori detyrën e emisarit e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Peter Sorensen mori detyrën e emisarit e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi , duke zëvendësuar Mirosllav Lajçakun. Njohja e tij me rajonin dhe fakti se vjen nga Danimarka, një vend që e njeh Kosovën, ka krijuar një atmosferë pozitive rreth tij. Megjithatë, analistët theksojnë se suksesi i tij nuk do të varet vetëm nga përkushtimi personal, por edhe nga qasja e BE-së dhe presioni i shteteve kyçe si Gjermania dhe Franca. Në një kohë kur zgjerimi i BE-së mbetet i bllokuar dhe krizat e brendshme politike po e dobësojnë ndikimin evropian, sfidat për Sorensenin do të jenë të mëdha. Një tjetër faktor kyç është përfshirja e SHBA-së në këtë proces. Derisa Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje të shumta që ende nuk janë zbatuar plotësisht, mbetet për t’u parë se çfarë ndikimi do të ketë Sorenseni në realizimin e tyre dhe në avancimin e dialogut drejt një zgjidhjeje afatgjatë./ REL/

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …