leoni

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Miroslav Lajçak i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e emisarit te BE-së për dialogun Kosove-Serbi emisarit të ri Peter Sorensen

Diplomati sllovak Miroslav Lajçak ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën e tij si emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi te pasardhësi i tij, Peter Sorensen. Lajçak e cilësoi këtë detyrë si sfiduese, por gjithashtu shpërblyese, duke përmendur arritjen e Marrëveshjes së Ohrit si një sukses të rëndësishëm. “Dhe përfundon. Pas 4 viteve dhe 10 muajve si emisar i dialogut, po ia dorëzoj zyrtarisht detyrën pasardhësit tim, Peter Sorensen. Ka qenë sfiduese, megjithatë, një mision shpërblyes dhe Kosova e Serbia mund të jenë krenare që arritën Marrëveshjen e Ohrit,” shkroi ai. Peter Sorensen do të marrë tani përgjegjësinë për ndërmjetësimin e mëtejshëm në dialogun Kosovë-Serbi, me pritshmëri të mëdha për progres në muajt në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …