Ministria e Financave, as në muajin e gjashtë të vitit, nuk ia ka alokuar buxhetin komunës së Malishevës, për investime kapitale

BE ka ndarë 820 milionë euro për Kosovën por e ka kushtëzuar përfitimin e fondeve me përparim në dialogun Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian ka ndarë 6 miliardë euro për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku Kosovës i takojnë mbi 820 milionë euro. Përveç reformave, BE-ja ka kushtëzuar përfitimin e këtyre fondeve me përparim të prekshëm në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas një zëdhënësi të BE-së, Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të përfituar financim. Kjo nënkupton edhe hapa konkretë, si dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese nga Kosova dhe përmbushja e detyrimeve nga Serbia. Zyra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nuk ka komentuar këtë qëndrim, ndërsa analisti Dritëro Arifi thotë se vonesa në shpërndarjen e fondeve tregon se vendet e rajonit nuk janë ende të gatshme për të menaxhuar shuma të mëdha financiare.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …