leoni

Analisti, Avni Arifi, ka bërë të ditur se Bekim Jashari iu ka bashkuar koalicionit AAK-NISMA

Analisti, Avni Arifi, tha se Bekim Jashari iu ka bashkuar koalicionit AAK-NISMA. Ai tha se mbrëmë, partnerit të koalicionit IDEAL iu bashkua në përkrahje edhe Bekim Jashari i familjes së madhe Jashari, të Prekazit,  përkrahja e të cilit është jo vetëm mbështetje e jashtëzakonshme, por edhe besim unik në Kosovën Fituese. “Prej krijimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kam marrë pjesë, qoftë si pjesë e saj, qoftë si vëzhgues, në të gjitha zgjedhjet që nga viti 2004. Kurrë, asnjëherë dhe as për së afërmi, AAK nuk ka pasur më shumë njerëz në tubimet e saj dhe kurrë më shumë nuk ka pasur entuziazëm në radhët e saj. Gjakova, Rahoveci, Ferizaj, Deçani, Malisheva dhe shumë qendra të tjera, si asnjëherë më parë, i kanë mbushur sheshet dhe sallat sportive. Kur kanë pritur 1,000 veta në tubim, u kanë ardhur dyfishi i tyre”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …