KQZ

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, nuk krijojnë mundësi për asnjë parti politike që ta formojë e vetme qeverinë

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë nuk krijojnë mundësi për asnjë parti politike që ta formojë qeverinë e vetme. Njohësit e çështjeve politike thonë se koalicionet eventuale pas zgjedhjeve, mund ta përfshijnë edhe çështjen e pozitës së presidentit të Kosovës, pasi andati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 7 prill 2026. Bazuar në rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë më së shumti vota, ka siguruar 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa për formimin e qeverisë i duhen së paku 61 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 25 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8. Nga 20 ulëset e mbetura në Kuvendin me 120 gjithsej, dhjetë janë të garantuara për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet tjera pakicë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …