Epopeja e Dukagjinit – flaka e pashuar e lirisë!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka marrë pjesë në shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar se Historia e lavdishme e luftës për liri ka shumë momente kthese, por pak janë aq të fuqishme dhe frymëzuese sa beteja e Gllogjanit, më 24 mars 1998. Në këtë tokë të qëndresës, trimëria e Familjes Haradinaj dhe luftëtarëve të Dukagjinit bëri jehonë, duke i dhënë goditjen e parë të madhe pushtuesit serb.

Sot, në 27-vjetorin e kësaj epopeje, u përkulëm me nderim para varreve të heronjve që u flijuan për lirinë e Kosovës. Ajo fitore ndezi zemrat e gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe e vulosi rrugën drejt fitores përfundimtare. Një vit më pas, më 24 mars 1999, NATO, me SHBA-në në krye, nisi bombardimin e caqeve të ushtrisë serbe, duke i dhënë fund pushtimit, shtypjes dhe robërisë.

Beteja e Gllogjanit ishte kushtrimi i madh i lirisë, frymëzim për aksionet e mëtejshme të UÇK-së në mbarë Kosovën. Aty ku gjëmonte pushka e lirisë, jehonte edhe kënga për trimat e Dukagjinit!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të 24 marsit 1998: Himë Haradinaj, Agron Mehmetaj dhe Gazmend Mehmetaj!

E pavdekshme në kujtesën e brezave është Epopeja e Dukagjinit!

Nderime dhe lavdi për jetë të jetëve të rënëve për lirinë e atdheut! thuhet në postimin në facebook, të kryetarit Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …