Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka kërkuar Qeverisë që të marrë parasysh shqetësimet e qytetarëve

Pas ankesave të shumta të qytetarëve për rritjen e kostos së jetës për shkak të rritjes së tatimit në pronë, energjisë, mandej tatimit në tokat bujqësore si dhe artikuj tjetër jetik për mirëqenie, Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka kërkuar Qeverisë që të marrë parasysh shqetësimet e qytetarëve. Drejtori ekzekutiv i Asociacioni i Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka theksuar se komunat janë institucionet e para ku qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre dhe ka kërkuar nga Qeveria që t’i merr parasysh këto ankesa të arsyeshme të qytetarëve. “Për çdo ditë jetë e qytetarit është duke u vështirësuar, për shkak të ngritjes së çmimeve, për shkak të inflacionit, tatimit në pronë, tatimit në tokë bujqësore, tani edhe rryma elektrike dhe gjitha këto brenga të qytetarëve së pari po dëgjohen nga kryetarët e komunave. Bordi i AKK-së ka dalë me një deklaratë dhe ka kërkuar nga niveli qendror që të marr parasysh këto shtrenjtime, këto ngritje të cilat po i kushtojnë qytetarit të Kosovës” ka theksuar drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …