Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShanem e ka vlerësuar lart njohjen e vendit tonë shtet të pavarur nga Kenia. Ai ka theksuar se ky ishte një vendim i mençur. “Një lëvizje e mençur nga Presidenti kenian William Ruto për të njohur Kosovën, në linjë me të gjitha ekonomitë kryesore demokratike. Kukulla e Putinit, lideri serb Vuçiq, bërtet, por Kenia, si Kosova, e di çfarë do të thotë të jesh një koloni. Sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më” ka shkruar ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShanem. Ai ka shkruar më tutje se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se njohja nga shtete të tjera tregon se komuniteti ndërkombëtar po e konsolidon këtë realitet.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					