leoni

Ramush Haradinaj: Shqiptarët ndër shekuj janë mbajtur fort për njëri-tjetrin dhe për flamurin

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar kontributin e jashtëzakonshëm të heroit, Dedë Gjo Lulit për çlirim dhe bashkim kombëtar. “Flamuri kuq e zi është ngritur dhe lartësuar nga figurat më të spikatura të historisë sonë kombëtare. Më 6 prill 1911, Dedë Gjo Luli bashkë me luftëtarë të Malësisë së Madhe të mbledhur e përbetuar nga 7 bajraqet, e lartësuan flamurin kuq e zi mbi Deçiq. Kryengritja e Malësisë i parapriu aktit të madh të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali në Vlorë. Të ndarë me kufij, por me një trung dhe një gjak – kuq e zi. Lavdi e përjetshme të gjithë brezave të luftëtarëve shqiptarë!

Rroftë populli shqiptar!, ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …