Nait Hasani

Nait Hasani: Me asnjë çmim nuk e votoj qeverinë e Albin Kurtit, jam i gatshëm për zgjedhje të reja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka mohuar kategorikisht mundësinë e dhënies së votës së tij për qeverinë aktuale të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti. Reagimi i tij erdhi pasi emri u lakua në media si një nga deputetët opozitarë që mund të mbështeste Qeverinë Kurti në një votim të mundshëm. Nait Hasani u shpreh me vendosmëri:
“Unë me asnjë çmim nuk e votoj qeverinë e Albin Kurtit. Edhe nëse duhet me shku në zgjedhje, shkojmë, por unë nuk ia jap votën Albin Kurtit.” Hasani theksoi se është i përgatitur për zgjedhje të reja nëse situata kërkon një zgjidhje të tillë, por qëndrimi i tij kundër qeverisë aktuale mbetet i palëkundur.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …