Në gjykatën speciale në Hagë, gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, po shkon drejt fundit

Pas dy vitesh dëgjime dhe mbi 125 dëshmitarë të ftuar nga Prokuroria e Specializuar, gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë është duke hyrë në një fazë vendimtare. Nga 15 prilli, Prokuroria përmbyll zyrtarisht paraqitjen e provave të saj, ndërsa topi kalon në fushën e mbrojtjes. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi –ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që lidhen me pjesëmarrjen në një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.  Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, ka sugjeruar më parë se mbrojtja mund të mos ftojë shumë dëshmitarë, duke e parë si të dobët rastin e Prokurorisë. Thirrjet për mbylljen e Gjykatës janë rritur, veçanërisht nga përfaqësues politikë si Richard Grenell, i cili e quajti ndjekjen e Thaçit një “padrejtësi të madhe” dhe kërkoi ndërprerjen e financimit. Gjykimi i krerëve të UÇK-së është ndër më të ndjekurit në historinë e pasluftës në Kosovë dhe rezultati i tij pritet të ketë ndikime të thella jo vetëm në drejtësinë tranzicionale, por edhe në zhvillimet politike e institucionale në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …