Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. Kryetarja, Vjosa Osmani ka shkruar se se kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë. “Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne. Gëzuar për shumë mot Pashkët!”, thuhet në urimin e kryetares, Vjosa Osmani. Edhe krryeministri në dorëheqje, Albin Kurti ua ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë, ortodoksë dhe protestantë. “Këtë vit Pashkët i festojnë bashkë në të njëjtën datë besimtarët katolikë, ortodoksë e protestantë në të gjithë botën, e bashkë me ta edhe besimtarët shqiptarë kudo ku jetojnë. E diela e Pashkës është dita më e madhe  që kremtohet në çdo shtëpi besimtari, në çdo altar kishe prej 2025 vitesh, çdo vit. Kjo ditë na e sjell pranë mendjes e shpirtit dritën, dashurinë dhe ripërtëritjen. Ta duam njëri-tjetrin dhe atdheun në pambarim” thuhet në mes tjerash në urimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …