Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga furrtarët që ta kthejnë çmimin e mëparshëm të bukës

Mullisët kanë paralajmëruar se ngritja e çmimit të rrymës do të ndikoj edhe në çmimin e miellit

Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka paralajmëruar se rritja e çmimit të rrymës prej 16.1 për qind do të ndikoj edhe në çmimin e miellit. Kryetari i kësaj shoqate, Bashkim Zejnullahu ka theksuar se çmimi i energjisë elektrike ka një ndikim të drejtpërdrejtë në koston e prodhimit të mallrave, duke ndikuar sipas tij në çmimet e produkteve të ndryshme. “Shtrenjtimi i energjisë elektrike për 16.1 për qind që ka vendosur ZRRE-ja do të ketë ndikim dhe shtrenjtim në të gjitha sferat e jetës në Kosovë, pasi energjia elektrike është një faktor që ndikon në koston e prodhimit, përpunimit, e kështu më radhë” ka theksuar kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu. Ndërkohë, shqetësime kanë ngritur edhe konsumatorët duke thënë se ngritja e çmimit të miellit në njërën anë si dhe ngritja e çmimit të rrymës, në anën tjetër do të bëjë që të kemi edhe ngritje të çmimit të bukës, produkti jetik për konsumatorët.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria në BE në vitin 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish pragun e optimizmit europian, këtë herë nga …