Anton Berisha

Anton Berisha: Isa Mustafa duhet të flasë në emër të Amerikës, apo të qytetarëve të Kosovës?

Zyrtari i AAK-së Anton Berisha ka reaguar kundër deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa i cili tha se “duhet të dëgjojmë Amerikën, e cila Kosovën e shpëtoi nga zhbërja”.Berisha ka pyetur nëse Mustafa po flet në emër të Amerikës apo të qytetarëve të saj, duke shtuar se kërkesa e kësaj të fundit nuk është zhbërja e Kosovës. Ai ka thënë se është vet kryeministri Mustafa i cili po kontribuon në zhbërjen e Kosovës. Berisha ndër të tjerash deklaratat e kryeministrit Mustafa i ka quajtur demagogji të shkollës lindore. “Tash, ky a po flete ne emër te Amerikës si president i saj apo ne emër te qytetareve te vet? Sa për zhbërjen e Kosovës, ky eshte duke e bere përditë dhe pa fije turpi thirret se zhbërja është kërkesë e Amerikës. (demagogji e shkollës lindore ne shërbim te se cilës është)”, ka shkruar Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …