Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që ai udhëheq nuk do ta mbështesë në asnjë rrethanë kandidaturën e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Deklarata e tij vjen pas përfundimit pa sukses të përpjekjes së dhjetë për konstituimin e Kuvendit, në një seancë të tensionuar ku mungesa e kuorumit dhe përplasjet rreth mënyrës së votimit vazhduan të bllokojnë procesin. Në mungesë të shumicës parlamentare, Albin Kurti dhe Vetëvendosje, edhe sot për të dhjetën herë, po tentojnë në mënyrë të paligjshme dhe jokushtetuese të imponojnë vullnetin e tyre,” u shpreh Krasniqi, duke akuzuar partinë në pushtet për keqpërdorim politik dhe shkelje të Kushtetutës. Ai tha se PDK nuk do të japë asnjëherë votën e saj për Albulena Haxhiun. “As herën e parë, as të dhjetën e as të njëqindtën nuk kalon Albulena Haxhiu, sepse nuk e meriton ky Kuvend ta ketë në krye një figurë të tillë,” deklaroi Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …