Time Kadrijaj: Mënyra e votimit për kryeparlamentarin, veprim joligjor dhe i motivuar politikisht

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të ndryshojë kandidatin e propozuar për kryetar të Kuvendit. Deputetja e AAK-së,  Time Kadrijaj, ka kritikuar ashpër ndryshimin e mënyrës së votimit për kryeparlamentarin, duke e cilësuar si një veprim joligjor dhe të motivuar politikisht. Sipas saj, kjo është një taktikë e LVV-së për të shmangur dështimin e mundshëm të kandidaturës së znj. Albulena Haxhiu për të dhjetën herë. Ndryshimi i mënyrës së votimit është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i kundërligjshëm. LVV po tenton të manipulojë procesin vetëm për të siguruar emërimin e Haxhiut, pavarësisht mungesës së përkrahjes në Kuvend, deklaroi Kadrijaj. AAK thekson se partia fituese e zgjedhjeve duhet të reflektojë dhe të paraqesë një kandidat të ri për kryetar të Kuvendit, që mund të gëzojë mbështetje më të gjerë parlamentare dhe të shmangë tensionet e panevojshme institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ende pa përfitime nga Plani i Rritjes së BE-së: Çfarë po ndodh me 900 milionë eurot e premtuara?

Pavarësisht premtimit të Bashkimit Evropian për të ndarë 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor deri …