Ambasada britanike e shqetësuar për rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rënien e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ambasada vlerëson se kjo rënie është shqetësuese, sidomos pas performancës pozitive të Kosovës në vitet e mëparshme. Qeveria e re e Kosovës duhet të mbrojë dhe forcojë institucionet demokratike, duke përfshirë krijimin e një mjedisi të lirë dhe të sigurt për gazetarët, thuhet në reagim. Ambasada britanike thekson gjithashtu nevojën për bashkëpunim të institucioneve me mediat dhe shoqërinë civile në hartimin e një Ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave. Kjo deklaratë vjen në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …