Festivali më i njohur në vend, Hardh Fest, në edicionin e radhës rikthehet “Për kokërr t’qefit” me 5, 6 dhe 7 shtator të vitit 2025.
Pas një edicioni jubilar jashtëzakonisht të suksesshëm në vitin 2024, edhe sivjet kthehemi me traditën e festivalit, pra rritja e qëndrueshme nga viti në vit.
Hardh Fest 2025 premton nje super edicion dhe do të vijë me shumë risi, një nga kryesoret është se festivali është pa BILETA .
Festivali është i veçantë, me aktivitete të vazhdueshme që kultivojnë e kujtojnë traditën dhe kulturën rahovecase për të gjithë vizitorët, promovon verërat, rrushin dhe produktet tjera lokale, duke i kurorëzuar të gjitha këto të mira me muzikë LIVE në fund.
Festivali kontribuon në promovimin dhe zhvillimin ekonomik të Rahovecit dhe Kosovës.
Festivali mbahet nën patronatin e kryetarit te komunës z.Smajl Latifi dhe perkrahjën e Komunës Rahovec dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit . Sponsor Gjeneral Banka BpB , Partner i festivalit: Stone Castle , sponsor ekskluziv VUSE,VELO, Coca Cola .
Për line-up të artistëve dhe aktivitetet tjera do të informoheni me kohë.