Me 6 maj 2025 do ti zhvilloj punimet Kuvendi Zgjedhor i Forumit të Intelektualëve, në Shtime, me rastin e riaktivizimit të këtij forumit.
Kuvendi Zgjedhor do të filloj në orën 17:00, tek Mjellma Event (Liqeni i Mjellmave).
Kryesia e punës, e përbërë nga tre anëtarë dhe e propozuar nga Këshilli i Zgjeruar Nismëtar, do të udhëheqë Kuvendin Zgjedhor dhe do të propozojë rendin e ditës.
RENDI I DITËS:
- Zgjedhja e procesmbajtësit
- Verifikimi i listës së delegatëve nga kryesia e punës
- Zgjedhja e Komisionit Zgjedhor prej 3 anëtarësh
- Fjalë tematike nga profesori Abdyl Hajredini: “Nevoja e riaktivizimit të Forumit, rëndësia dhe qëllimi”
- Fjalë përshëndetëse nga kryetari i komunës, z. Qemajl Aliu
- Propozimi dhe votimi i numrit të anëtarëve të kryesisë
- Propozimi i 17 kandidatëve për anëtarë të kryesisë dhe votimi me vota të fshehta
- Raporti i Komisionit Zgjedhor pas numërimit të votave
- Zgjedhja e kryetarit, dy nënkryetarëve dhe sekretarit (nga kryesia e zgjedhur)
- Njoftimi për udhëheqësinë e Forumit (i realizuar nga njëri prej nënkryetarëve)
- Fjala e kryetarit të zgjedhur
- Mbyllja e punimeve të Kuvendit
Ky Kuvend është një mundësi e shkëlqyer për të ndarë mendime, zhvilluar ide dhe kontribuar në forcimin e Forumit të Intelektualëve të Shtimes. Ne besojmë se pjesëmarrja juaj do të sjellë një ndikim të rëndësishëm në këtë proces.
Për Këshillin Nismëtar për përgatitjen e Kuvendit të Forumit të Intelektualëve – Shtime,
Banush Imeri, prof