Lulzim Peci

Lulzim Peci: Për një qeveri gjithëpërfshirëse duhen dy ndryshime kushtetuese thelbësore

Analisti politik Lulzim Peci, ka theksuar se çdo përpjekje për formimin e një qeverie të gjerë dhe funksionale në Kosovë duhet të shoqërohet me dy ndryshime të rëndësishme kushtetuese. Sipas Pecit, e para ka të bëjë me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të vendit, pasi procedura aktuale përmes Parlamentit po krijon jo stabilitet institucional. “Duhet të ndërrohet kjo formë, sepse zgjedhja e presidentit nga parlamenti po sjell jo stabilitet politik dhe mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja”, tha ai. Çështja e dytë që Peci e konsideron thelbësore është roli i kryetarit të Kuvendit. Ai paralajmëroi se, pa ndryshime kushtetuese, mund të krijohet situata ku ky pozicion kontrollohet nga një subjekt opozitar, çka do të komplikonte më tej funksionimin institucional. Duke komentuar mundësinë për zgjedhje të reja, Peci u shpreh skeptik për rezultatin e tyre, duke paralajmëruar se ato mund të mos sjellin ndryshime domethënëse. Peci gjithashtu u shpreh në favor të një qeverie gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe partitë e komuniteteve jo shumicë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës presidentja e Bullgarisë nderon trupat bullgare në KFOR: “Jeni garanci sigurie për rajonin”

Zëvendës presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, ka marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në …