leoni

Ministri Ejup Maqedonci ndan mirënjohje për kolonelin amerikan Paul Groteluschen

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim lamtumirës kolonelin Paul Groteluschen, këshilltar i lartë për Strategji dhe Plane nga Ushtria e ShBA-së, i cili ka shërbyer në kuadër të Ekipit Këshillimor dhe Ndërlidhës të NATO-s. Në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë shërbimit në Kosovë, ministri Maqedonci i ndau kolonelit Groteluschen një mirënjohje zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes. “Kolonel Groteluschen gjatë periudhës së tij të shërbimit ka treguar performancë të shkëlqyeshme, duke ofruar mbështetje profesionale që ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes,” tha Maqedonci, duke shtuar se roli i tij ka qenë i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale të mbrojtjes në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …