Safete Shala, reagon për njollosjen e varrit të Heroit Bekim Berisha – ABEJA:

Safete Shala, kryetare e Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, dega në Pejë, dhe motra e dëshmorit të kombit Kasim Shala, ka reaguar ashpër ndaj njollosjes së varrit të Heroit të Kombit, Bekim Berisha – ABEJA.

Në një deklaratë publike, znj. Shala ka shprehur shqetësimin e thellë për këtë akt, duke e cilësuar si të turpshëm dhe fyes ndaj kujtimit të një figure emblematike të luftës për liri. Ajo ka kërkuar nga organet e rendit që të hetojnë urgjentisht rastin dhe të sjellin para drejtësisë personin apo personat përgjegjës.

“Trupi e mbuloftë atë që e kreu këtë vepër të shëmtuar,” ka theksuar Shala, duke shtuar se veprime të tilla jo vetëm që lëndojnë ndjenjat e familjeve të dëshmorëve, por edhe cenojnë dinjitetin kombëtar.

Bekim Berisha – ABEJA është një nga figurat më të respektuara të luftës në Kosovë dhe nderimi ndaj tij mbetet detyrim moral dhe institucional për të gjithë shoqërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama vizitë zyrtare në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 16 shkurt 2026, në Kosova do të qëndrojë …