Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Kurti refuzoi Adem Demaçin për president – ne dhe PDK ia kishim mbledhur votat

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Albin Kurti kishte refuzuar mbështetjen për Adem Demaçin si president në vitin 2005, pavarësisht se LDK dhe PDK kishin siguruar votat e nevojshme për kandidaturën e tij. Sipas Hazirit, refuzimi ishte bërë në mënyrën “më të ftohtë dhe mizore të mundshme”. Ai theksoi se Demaçi përfaqësonte rezistencën dhe nderin kombëtar, dhe se Vetëvendosja kishte pasur rastin të bashkohej me konsensusin politik për ta nderuar atë me postin e presidentit. Haziri shtoi se Kurti e kishte refuzuar kandidaturën për shkak të qëllimit të atyre që e kishin propozuar Adem Demaçin. Marrëdhënia mes Kurtit dhe Demaçit ishte ftohur në vitin 2008, kur Kurti kishte refuzuar të merrte pjesë në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, që Adem Demaçi e konsideronte një moment historik të domosdoshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …