Mbrojtja e Thaçit përballet me probleme financiare, dy gjykime në të njëjtën kohë, e komplikojnë situatën

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes avokatëve të tij mbrojtës, i është drejtuar së fundmi Gjykatës Speciale me një kërkesë për të veçuar procesin për akuzën e pengimit të drejtësisë, për shkak të pamundësisë praktike dhe financiare për ta ndjekur njëkohësisht me procesin kryesor për krime lufte. Në parashtresën e dorëzuar, thuhet se dy procese gjyqësore të ndara, të udhëhequra nga i njëjti ekip juridik, cenojnë të drejtat themelore të Thaçit, përfshirë të drejtën për përfaqësim të denjë dhe të drejtën për përgatitje efektive të mbrojtjes. “Formimi i një ekipi të dytë, tërësisht të ndarë, do të kërkonte resurse të konsiderueshme shtesë, që z. Thaçi nuk i ka. Menaxhimi i mbulimit të kostove nuk nënkupton edhe aftësinë për t’i përballuar dy ekipe njëkohësisht,” thuhet në parashtresë. Mbrojtja argumenton se Thaçi nuk i plotëson kushtet për ndihmë juridike shtetërore, ndërkohë që resurset që ka në dispozicion janë tashmë të dedikuara për rastin kryesor të akuzës për krime lufte. Hashim Thaçi, së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin, po akuzohen në rastin e dytë për pengim të drejtësisë, ndërsa procesi kryesor ndaj tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit po zhvillohet që prej vitit 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja pranoi prova nga Serbia, një delegacion i OVL UÇK-së në ambasadën gjermane

Një delegacion i OVL UÇK-së i kryesuar nga kryetari Hysni Gucati është pritur në takim …