Isa Mustafa

Mustafa: Amerika na rekomandon Demarkacionin dhe ASK-në, ne duhet ta kryejmë punën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është shumë e qartë. Nën-kryetari amerikan, Joe Biden ka rekomanduar që të procedohet kjo marrëveshje, sepse  insistimi se Kosova po humbë territor është i paqëndrueshëm. “Vlerësojmë lartë përkushtimin e SHBA-ve në ratifikimin e kësaj marrëveshje. Qeveria beson qe deputetet duhet të veprojnë në harmoni me strategjitë që ne kemi ndërtuar dhe po i ndërtojmë me SHBA-të. Çdo veprim tjetër nuk do të ishte në interes të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit të saj. Adresimi i këtyre çështjeve i hap rrugë mbështetjes së SHBA-ve për Kosovën”, ka thënë Mustafa. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Mustafa po ashtu ka thënë se Qeveria do të punojë që të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje ankohet në Supreme për votat e diasporës

Balotazhi i 9 nëntorit, test vendimtar për fuqinë e partive në Kosovë

Të dielën, më 9 nëntor, Kosova rikthehet në kutitë e votimit për balotazhin në 18 …