Dëshmia tronditëse në rastin “Banjska”: Grupi terrorist ishte i trajnuar nga struktura paraushtarake serbe

Në seancën gjyqësore për rastin “Banjska”, dëshmitari Fahri Shala, zyrtar policor në stacionin në Zveçan, ka dhënë një dëshmi të detajuar dhe tronditëse lidhur me sulmin e 24 shtatorit 2023 ndaj Policisë së Kosovës. Ai e cilësoi grupin e armatosur si një njësi të trajnuar nga struktura paraushtarake të Serbisë dhe të mbështetur drejtpërdrejt nga shteti serb. Sipas Shalës, taktikat e përdorura, pozicionimi strategjik në një terren malor, përdorimi i armatimit të sofistikuar dhe koordinimi i sulmit tregojnë qartësisht për një grup të organizuar me përgatitje të avancuar ushtarake. “Ata ishin rreth 50 persona, të ndarë në pozicione luftarake dhe të pajisur me armë që përdoren edhe ndaj automjeteve të blinduara,” deklaroi ai. Shala dëshmoi se përballja kishte ndodhur në kushte të rënda luftarake, ku ai kishte pësuar dëmtim të timpanit nga një granatë dore. Ai rrëfeu se grupi terrorist kishte bllokuar rrugën me kamionë dhe kishte hapur zjarr nga më shumë se 20 pozicione, duke synuar drejtpërdrejt uniformën dhe simbolet e shtetit të Kosovës. Përveç elementeve taktike dhe logjistike që dëshmojnë përfshirjen e strukturave shtetërore serbe, Shala theksoi se sipas të dhënave operative dhe atyre të publikuara në media, organizator i këtij sulmi ishte Milan Radojçiq, i cili e ka pranuar vetë pjesëmarrjen.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan dhe institucionet …