Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka drejtuar kritika të shumta ndaj kryeministrit, Albin Kurti, Ajo e ka akuzuar këtë për prishjen e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlora Çitaku ka theksuar se Kurti ka djegur çdo urë bashkëpunimi me Uashingtonin. “Në zgjedhjet e vitit 2021 shënuam një fitore të rëndësishme që synojmë ta thellojmë më 12 tetor. Kosova ka nevojë për vizion, stabilitet dhe përfaqësues. Këtë vizion dhe forcë e ka PDK. Ne jemi gati për përgjegjësi, fitorja e radhës nis më 21 qershor do të vazhdojë më 12 tetor”, ka theksuar mes tjerash, Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Institucionet e Kosovës kanë dështuar t’i mbështesin krerët e UÇK-së në Hagë
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar institucionet e Kosovës …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
