Memli Krasniqi në pritjen e Ambasadës Japoneze – nderohet profesori Owada, ish-kryetar i GJND-së”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të partisë, morën pjesë në një pritje të organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, me rastin e vizitës së profesorit të njohur Hisashi Owada. Profesori Owada ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij akademik dhe angazhimin në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe të paqes globale. Gjatë ceremonisë, kryetari Krasniqi vlerësoi lart figurën e profesorit Owada, duke e cilësuar si një personalitet të shquar që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare. Hisashi Owada ka qenë kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010, kur kjo gjykatë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …