Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Qeveria Kurti po ushtron pushtetin pa bazë ligjore, një uzurpim i pastër

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se qeveria në detyrë e Albin Kurtit po e mban pushtetin pa asnjë bazë ligjore dhe kushtetuese. Hasani e quajti këtë situatë një “uzurpim të pastër të pushtetit”. Ai tha se pas certifikimit të zgjedhjeve, është dashur që pushteti ekzekutiv të dorëzohet automatikisht dhe se çdo veprim pas atij momenti është i paligjshëm. “Pa diskutim, të gjithë janë uzurpues të pushtetit ekzekutiv. Kushtetuta e thotë qartë – me certifikimin si deputet, dorëzohet pushteti”, deklaroi Hasani. Sipas tij, degjenerimi institucional ka vazhduar më tej kur është ndërruar rendi i ditës për konstituimin e Kuvendit – gjë që e cilëson si tërësisht joligjore dhe të kundërt me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Hasani përfundon se interpretimet aktuale janë “malicioze” dhe rrezikojnë themelin e rendit kushtetues në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Shala, PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve

Ferat Shala: Kosova mbi 8 muaj pa qeveri

Kosova vazhdon të mbetet në një ngërç të thellë politik, tashmë për më shumë se …