Ethem Çeku: Kosova përballë rendit të ri global, koha për unitet dhe vizion strategjik

Profesori dhe analisti Ethem Çeku, në një analizë të fundit, thekson se Kosova mbetet e brishtë përballë këtij transformimi për shkak të mungesës së stabilitetit institucional, polarizimit politik dhe stagnimit në dialogun me Serbinë. Ai thekson se vendit i mungon një vizion i përbashkët kombëtar dhe paralajmëron se përçarja e brendshme mund ta mbajë Kosovën jashtë proceseve të rëndësishme ndërkombëtare. Çeku bën thirrje për ndërtimin e një konsensusi strategjik, që nuk do të thotë njëzëri ideologjike, por bashkim rreth çështjeve kyçe: siguria, zhvillimi ekonomik, dialogu ndërkombëtar dhe orientimi euroatlantik. Në këtë kuadër, ai nënvizon edhe rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe mbështetje për Kosovën, përmes diplomacisë së qetë dhe bashkëpunimit zhvillimor. Marrëdhëniet me SHBA-në dhe Turqinë, sipas tij, duhet të thellohen për të siguruar siguri, rritje dhe modernizim. Në fund, Çeku shton se Kosova ka dy rrugë: ose të ngecë në krizën e saj të brendshme, ose të ndërtojë një model të ri qeverisjeje, të bazuar në unitet, profesionalizëm dhe partneritet strategjik.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …