Fadil Fazliu kërkon ndryshim avokati – Specialja refuzon për shkak të konfliktit të interesit”

Për herë të parë, mëngjesin e 12 shtatorit 2023, në orën 7:10, koordinatorin e bastisjeve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Fadil Fazliu, e pa në shtëpinë e tij. Para se t’i nënshtrohej kontrolleve, Fazliu kontaktoi avokatin Artan Qerkini – fillimisht në orën 7:20 nga telefoni i tij, dhe më pas në orën 7:29 nga telefoni i hetueses. Fazliu ka shprehur dëshirën që avokati Qerkini ta përfaqësojë gjatë gjithë gjykimit që pritet të nisë në vjeshtën e vitit 2025 ndaj tij dhe katër të bashkë-akuzuarve: Thaçi, Smakaj, Kilaj dhe Kuçi. Megjithatë, Regjistri i Gjykatës së Specializuar e ka refuzuar këtë kërkesë, duke theksuar se Qerkini kishte ofruar përkrahje ligjore edhe për të bashkë-akuzuarin Bashkim Smakaj gjatë bastisjes në tetor të vitit të kaluar – gjë që paraqet konflikt të mundshëm interesi. Përkundër kësaj, Smakaj ka shprehur gatishmëri që ta japë edhe zyrtarisht pëlqimin për caktimin e Qerkinit si bashkë-mbrojtës të Fazliut. Aktualisht, Fazliu përfaqësohet nga avokati britanik David Young, i njohur si ish-mbrojtësi i Rexhep Selimit. Ky është rasti i dytë kur Gjykata Speciale refuzon caktimin e një avokati për shkak të angazhimeve të mëparshme, pas rastit të Vekatesfari Alagendrës, e cila nuk u lejua të mbronte Salih Mustafën, pasi udhëheq ekipin mbrojtës të Jakup Krasniqit.

Kontrolloni gjithashtu

Valmir Elezi

KQZ: Kandidatët për kryetar komune duhet të kenë 3 vjet banim në komunën ku garojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se një nga kushtet kryesore për t’u certifikuar si …