Mirmëngjesi miq,
Në freskinë e bjeshkës më ra në sy kjo thënie e Platonit” Lidershipi nuk është fuqia për të komanduar, por guximi për të shërbyer” dhe natyrshëm, por dëshpërueshëm, flet shpirti thjesht dhe qartë:
Si është e mundur që një mendimtar i para 2300 vjetëve më parë (Platoni) e kuptonte më mirë sesa politikanët tanë “modernë” se:
“LIDERSHIPI – udhëheqja nuk është fuqi për të urdhëruar, por guxim për të shërbyer”?
Dhe ja, fatkeqësisht, në Kosovën tonë aq të përvuajtur, “liderët” – “udhëheqësit” tanë (të paktën shumica syresh) kanë frikë nga kompromisi. JO pse janë të drejtë apo kanë të drejtë, por sepse janë të dobët – nuk janë LIDERË.
Ata e kanë ngatërruar pozitën me pushtetin, zërin me zhurmën, dhe shërbimin me privilegjin.
Parlamenti i bllokuar. Institucionet e ngrira. Populli i lodhur, ndërsa ATA, në kohën kur bota po digjet, kanë ende kohë për lojëra force, duke bërë matematika për poste, jo për të ardhmen e vendit.
Andaj, çfarëdo “epiteti” denigrues t’i jepja kësaj “pamjeje” apo skenari është i pamjaftueshëm për të shpjeguar dhe shprehur “mjerimin e filozofisë” së tyre – do të thosha mjerimin e shpirtit dhe mendjes së tyre.
Kjo nuk është më krizë politike. Kjo është krizë morali e karakteri njerëzor.
Mungesë e thellë guximi për të shërbyer dhe për të bërë atë që është më e drejtë, jo më e lehtë apo më e mirë për veten e tyre.
Dhe, kjo nuk është më politikë, strategji, taktikë apo art politik. Është TURP.
Kosova ka nevojë për liderë shërbyes – jo kaskaderë politikë.
Ndërsa unë prapë lutem:
Zot, fali se s’po dinë çfarë po bëjnë!
Por, ama ZOT, TË LUTEM, shumë të lutem,
SHËPTOJE KOSOVËN dhe popullin e saj aq të vuajtur e aq liridashës!