Pas kërcënimit me bombë në Kuvendin e Kosovës – Policia evakuon ndërtesën dhe nis hetimet

Një kërcënim për një mjet shpërthyes ka detyruar evakuimin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në orët e paradites së 5 korrikut. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar një informatë me sms për një mjet të dyshuar shpërthyes në objektin shtetëror. Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitë kompetente të Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objekti. Në vendngjarje janë angazhuar edhe njësitë e deminimit dhe hetuesit policorë, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente, për të zhvilluar kontrolle të detajuara. Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet sonte në orën 20:00.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …