MB: MOS NDIZNI ZJARRE! T’i ruajmë pyjet, sepse ato janë resurse të çmuara kombëtare!

Shqipëria përfshihet nga zjarret, angazhohen ushtria dhe zjarrfikësit

Zjarret kanë përfshirë disa rajone të Shqipërisë, duke vënë në alarm autoritetet dhe strukturat e emergjencës. Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, deri të enjten janë raportuar 18 vatra zjarri në gjithë vendin. Nga to, 10 janë shuar, ndërsa 8 mbeten ende aktive. Zonat më të prekura janë qarqet Dibër, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan. Në terren janë angazhuar 291 forca operacionale dhe 29 automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë në kushte të vështira për të vënë nën kontroll flakët. Për përballimin e situatës janë vënë në dispozicion edhe Forcat e Armatosura me 2 helikopterë, 120 efektivë dhe 4 mjete zjarrfikëse shtesë, të cilët po ndihmojnë sidomos në zonat e thella dhe me terren të vështirë. Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë menjëherë çdo vatër të mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …