leoni

Behxhet Shala

Behxhet Sh. SHALA: Racizmi në Maqedoni të Veriut po përkrahet nga Kosova

Shtypeni UÇK-në për botën serbe: Para zgjedhjeve të fundit në Maqedoni të Veriut, u bënë bashkë Mickovski dhe Kurthi, Gashi dhe Vojsa Osmani si dhe Mexhiti me Donika Shvarcin, jo për të drejtat e shqiptarëve që u fituan me shumë mund, djersë dhe gjak, me luftën sakrifikuese të UÇK-së dhe udhëheqjen spirituoze të Ali Ahmetit, ish të burgosurit politik dhe luftëtar në të gjitha luftërat çlirimtare të shqiptarëve. Albin Kurthi, me të stërkequrit partiakë të LV-së, mendermethënë “Guxo”, “Alternativa” dhe noteren Vojsa Osmani nuk kanë lënë gur pa lëvizur për ta rrëzuar UÇK-në dhe Ali Ahmetin nga pushteti në kohën kur shqiptarët e forcuan pozitën politike dhe jo vetëm politike. Me ta u bë edhe Arben Taravari mirëpo me të parë se shqiptarët po shkojnë drejtë greminës, u tërhoq duke dhënë dorëheqje nga posti i ministrit që, për rrethanat e deritashme konsiderohet sakrificë e jashtëzakonshme, thjeshtë, e pabesueshme. Roli i Kurthit në Maqedoni të Veriut ishte rrënues, kundërnjerëzor, antikombëtar dhe skajshmërisht dyfytyrësh dhe i pamoralshëm. Si operativ e kishte spermatozoidin paramilitar politik, Besnik Koqen që u zgjodh “deputet” në Sobranien e Maqedonisë së Veriut, si përçues i antikombëtarizmit të Kurthit dhe si militant i “botës serbe”. Shovinizmi dhe racizmi në Maqedoni të Veriut është shfaqur në përputhje me fuqinë politike të shqiptarëve, në kohën e Ali Ahmetit ka qenë më i heshtur kurse në kohën Hristijan Mickovskit, Kurthit, Gashit, Donika Shpirtzezës, Mexhidit dhe Besnik Koqes, racizmi dhe shovinizmi ka shpërthyer, i ambalazhuar si maqedonas e në fakt është bullgar dhe serb. Brohoritjet për vrasje të shqiptarëve, se shqiptarët janë të mirë vetëm të vdekur dhe dhoma gazi janë shpeshtuar në regjimin e Mickovskit dhe të Kurthit kurse parulla me këtë përmbajtje ishin të shkruara në vende të dukshme në autoudhën Gostivar – Ohër. Në një ndeshje të basketbollit në Kumanovë racizmi ndaj shqiptarëve e mori vulën e shtetit. Ishte  një “simfoni” e urrejtjes raciste të “filharmonisë” shtetërore, me dirigjent kryeministrin Hristijan Mickovski dhe si violinë e parë ishte ministri për punë të brendshme dhe disa ministra tjerë. Nga Shqipëria pati reagime të menjëhershme, nga Kosova asnjë reagim zyrtar. Kurthi ishte angazhuar në “lojën e guxhave” në Rugovë, si pilifuncë, Katran Shvarci diku në ndonjë sallon duke i sfiduar ligjet e natyrës kurse presidentja e Ukrainës (me orar të plotë) dhe e Kosovës, si fakultative, është e angazhuar, ditë e natë edhe për një mandat të “presidentes së bishtit të aeroplanit”. Deri më sot, çile gur gojën …heshtje mortore apo reagim me gjuhë të peshkut. Të pafytyrë dhe antikombëtarë, e hapën Kutinë e Pandorës nga doli “bota serbe”. Në Kosovë kinse e luftojnë zemlakun e Kusarit, Milan Radiçiqin kurse në Maqedoni e përkrahin baxhanakun e Radoiçiqit e që është edhe ministër serb në qeverinë e Maqedonisë së Veriut që udhëhiqet nga VMRO – DPMNE dhe LVV (të gjitha partitë “shqiptare” në pushtet dirigjohen nga Kurthi përmes panles, Besnik Koqes). Po një gjë po e harrojnë, edhe Mickovski, me komitat bullgarë si dhe Kurthi, me andarten greke Mihali, se çdo gjë që fitohet ne gjak, mbrohet dhe ruhet me gjak. Maqedonia e Veriut, pa shqiptarë shtetformues është pre e lehtë për Bullgarinë, Greqinë dhe Serbinë. Nëse vazhdohet me politikën e çmendur antishqiptare të Mickovskit dhe Svilanovskës, shteti i Maqedonisë së Veriut do të ikën për lesh, pakthyeshëm. Albin Kurthi ka shkaktuar mjaftueshëm probleme në Kosovë për t’i futur hundët në MV, Mal të Zi ose Luginë. Në Shqipëri Rama “ia futi kepën..”. Shqiptarët në Maqedoni të Veriut gjithnjë duhet ta kenë parasysh mësimin dhe diplomacinë e presidentit amerikan që thoshte se: “me kundërshtarin bisedoni shumë miqësisht por për çdo rast mbajeni afër stupcin e bejzbollit …”. Shqiptarët në Maqedoni të Veriut nuk kanë vuajtur, shkuar në burgje, nuk janë vrarë apo zhdukur për t’ia lanë fatin e tyre në duar të Mickovskit, Svilanovskës, Kurthit, Donika Shvarcit e Vojsa Osmanit! Aty ku pështynë Ali Ahmeti nuk mund ta vendosë këmbën Besnik Koqja. Lavdia e Ali Ahmetit, si ish të burgosur politikë dhe drejtues të luftërave çlirimtare e pas luftës si politikanë spirituoz rezultuan me bërje të shqiptarëve faktor të pashmangshëm dhe përcaktues për fatin dhe mbijetesën e Maqedonisë së Veriut si shtet. Nuk bëhet ndryshe.

Për “moralizuesit” e gjenocidit të Bibi Netanjahut: Izraeli është shtet që u krijua me shumë vështirësi. Ishte lindje jashtëzakonisht e vështirë e shtetit çifut në vitin 1948. Lindi dhe u bë pasi e kishte maminë e fortë, Lordin anglez Belfur. Arabët dhe pakistanezët e mbiçmuan veten dhe nënçmuan Izraelin duke refuzuar çdo kompromis. Në vend të bisedimeve, marrëveshjeve dhe tolerancës e kishin vetëm një propozim: “të gjithë çifutët në deti ose, po ta gjuanim të gjithë nga një gur, asnjë çifut nuk do të mbetet i gjallë..”. Në ndërkohë Izraeli i fitoi të gjitha luftërat me arabët duke pushtuar një pjesë të madhe të territorit të tyre që pastaj e përdorte si monedhë për bisedime “paqësore”. Është histori e gjatë kjo. Para dy vjetësh Hamasi rrëmbeu dhe vrau mbi 1200 ushtarë dhe civilë izraelitë si dhe një numër të vogël të të huajve në një festival muzikor. Kjo ishte mundësi e artë për KM e Izraelit, Benjamin  Netanjahun, që në emër të luftimit të Hamasit dhe lirimit të pengjeve, të bëjë krime monstruoze kundër civilëve të paarmatosur dhe të pafajshëm, deri në përmasa të gjenocidit. Netanjahu i zhvendosi problemet e brendshme (gjykohej për korrupsion) në territorin e Gazës për të shfarosur palestinezët, qoftë me vrasje në masë, qoftë përmes urisë. Sipas burimeve të pavarura ndërkombëtare, afërsisht 80.000 civilë palestinezë janë vrarë prej tyre. New York Times ka bërë publike listën me emër dhe mbiemër të 18.500 fëmijëve të vrarë, 1000 nën moshën një vjeçe – bebe. Rripi i Gazës është rrafshuar për toke dhe, mbi gjakun dhe varret e të ekzekutuarve palestinezë planifikohen të ndërtohen resorte turistike. Dhe këta quhen njerëz!!!!!! Llogaritet se në çdo të vrarë janë edhe tre viktima kokaterale prandaj numri i të vrarëve dhe të vdekurve kalon 240.000. Mos të flasim për të plagosur, të gjymtuar, të zhvendosur dhe të zhdukur. Askush nuk mund t’i mohojë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje duke goditur caqet ushtarake, policore dhe paramilitare të kundërshtarit. Mirëpo askush normal e që nuk është edhe vet kriminel, nuk mund dhe nuk duhet të arsyetojë krimet makabre ndaj civilëve palestinezë. Politikanët në Kosovë janë rreshtuar në krahë të Izraelit, në emër të njohjes nga Izraeli po arsyetojnë krimet ndaj civilëve duke u njëjtësuar me kriminelët e Netanjahut. Këtë e bëjnë edhe disa intelektualë të mirënjohur në Kosovë të cilët, nga pozita e një antimyslimanizmi të skajshëm e arsyetojnë çdo krim të Netanjahut. Antimyslimanizmin e identifikojnë me islam radikalë për ta arsyetuar më lehtë krimin që një njeri normal dhe një mendje normale nuk e arsyeton. Nuk janë të gjithë palestinezët myslimanë madje rrymat më ekstreme palestineze si ajo e Zhorzh Habashit kanë qenë të krishterë. Edhe druzët nuk janë të krishterë (janë myslimanë), në emër të mbrojtjes së tyre Izraeli e bombardon Sirinë dhe Damaskun.

Një gjë është e sigurt 100 për qind, në Gaza Izraeli po kryen krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Pa asnjë dyshim edhe gjenocid. Benjamin Netanjahu  është kriminel lufte dhe nuk po i vret palestinezët se janë myslimanë por se i duhet Rripi i Gazës, si territor i Izraelit. Nuk më intereson politika e Palestinës përballë Kosovës për të vënë në baraspeshim me krimet kundër njerëzve të pafajshëm. Ata që me një lehtësi aq jonormale arsyetojnë krimet e Izraelit në Rripin e Gazës, e përfaqësojnë një mentalitet se edhe Serbia ka pasur të drejtë që ka vrarë shqiptarë. Para se të reagoni si politikanë (në Kosovë ka më së paku të tillë), reagoni si njerëz, si prindër. Asgjë më tepër. Nuk duhet që njerëzit të arsyetojnë këto krime, në asnjë rrethanë. Për çdo ditë vriten 23 fëmijë palestinezë, mesatarisht. Edhe ne që i gjykojmë këto krime nuk e bëjmë se jemi myslimanë por se jemi njerëz, nuk arsyetojmë asnjë krim. Përballë njërezillëkut tonë po e vendosni si armë dhe si mburojë jonjerzillëkun tuaj që arsyetoni këto krime monstruoze. Si mund t’i shikoni në sy fëmijët tuaj?! A mund të më tregoni?!

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Halimi: PROKURORI LIBERAL DHE PËRDHOSJA E SIMBOLEVE KOMBËTARE

Xhevat Hasani: PËRKITAZI ME PËRDHOSJEN E FLAMURIT KOMBËTAR SHQIPTAR NË FSHATIN STUDENÇAN TË THERANDËS

Më 13-të qershor të këtij viti 2025 derisa fushat e Therandës (Ish-Suharekës) po digjeshin nga …