Sali Onuzi: 80 VJET ME PARE,KONGRESI I RINISË ANTIFASHISTE SHQIPTARE HELMËS,8 DERI 19 GUSHT 1944

Bashkimi i Rinisë antifashiste shqiptare u krijua ne shtator 1943, pas Konferences antifashiste Nacionalclirimtare te Labinotit .
Kongresi i Helmesit i BRASH-it ishte Kongresi i pare i Rinise shqiptare. Nuk del të jetë bërë para tij as ne vitet 1920 e as ne kohen e monarkisë nje kongres rinie.
Kongresi zgjati 12 ditë.Mendohet të jetë Kongresi me i gjatë në historine e Kongreseve ne Shqipëri.
Pjesemarrja :285 delegate , prej tyre 72 shoqe.
110 delegate erdhen ne Helmes qe ne mes te korrikut. Ato organizuan plot aktivitete kulturore e politike, si nje shkolle per drejtuesit e rinje te BRASH-t.
Zgjedhja e delegatëve u be normalisht ne repartet e UNC. Ne disa qytete e fshatra u derguan te rinjte qe ishin zgjedhur ne krye te Organizates .
Pershendeti Kongresin Enver Hoxha, sekretar i Pergjithshem i PKSH dhe Komandant i Pergjithshem i UNC.Ne fjalen e tij u theksuan:
-Roli i rinisë në LANÇ
-Detyrat e saj aktuale. Çlirimi i vendit, forcimi i Ushtrise me luftëtarë të rinjë.
Pushteti.
Brigadat e rinisë dhe ato të punës për rindërtim
Kultura, lufta kundër analfabetizmit.
Punimet e Kongresit i ndoqi edhe Omer Nishani , kryetar i Keshillit te Pergjthshem antifashist Nacionalçlirimtar dhe kuadro të tjerë të Ushtrise e e te terrenit.
Raportin e mbajti Nako Spiru, sekretar i pergjithshem i Rinise Komuniste shqiptare.
Folën 65 delegatë:
Për rolin e rinisë në luftë, thirrje për tu bashkuar në LANÇ
Vlerësim për të rejat antifashiste,
Të ngrihen shtepitë e rinisë per organizimin e edukimin e saj
-Çelja e shkollave në fshatrat e çliruar
-Grupe teatrale, gazeta xhepi
U vu detyre forcimi organizativ i BRASH
BRASH të drejtojë edhe organizatën e Pionierit.
U gjodh Këshilli i përgjithshem i BRASH me 61 anëtarë.
Dhe Sekretariati i tij me 9 anëtare : Nako Spiru,Ramiz Alia, Nexhmije Xhuglini ,Liri Belishova,Fadil Paçrami, Alqi Kondi, Pirro Kondi, Ramadan Xhangolli, Xhoxhi Blushi.
Sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Nako Spiru.
Ne shtator-tetor u bënë Konferencat e BRASH në qarqe që zgjodhën Këshillat e BRASH ne qark.
Lavdi Kongresit të BRASH !
Foto nga punimet e Kongresit :
1. Monumenti qe perkujton Kongresin e Rinise ne Helmes te Skraparit,1944.
2. Delegate te Kongresit.
3. Enver Hoxha dhe udheheqes te tjere te LANC ne Kongres
4. Sekretariati i zgjedhur i BRASH

Kontrolloni gjithashtu

Skënderbeu në Krujë

Ahmet Qeriqi: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu diga e fortë kombëtare për t’i mbrojtur shqiptarët nga Lindja e nga Perëndimi

Evropa kërkon nga ne që Gjergj Kastriotit, t’ ia heqim Skënderbeun, ndërsa Azia kërkon që …