leoni

Smajl Latifi: Në Krushë të Madhe filloi festivali “AgroFesta 2025”

Kryetari i komunës së Rahovecit z, Smajl Latifi ka bërë të ditur se së bashku me përfaqësues të institucioneve lokale, bujq, miq e bashkëpunëtorë, kanë bër hapjen zyrtare të festivalit të perimekulturës “AgroFesta 2025”.
Ky festival që i dedikohet perimekulturës, është bërë shumë i rëndësishëm për të gjithë bujqit në Krushë të Madhe, Rahovec, por edhe më gjerë, i cili mbahet në kuadër të muajit të mërgimtarëve. AgroFesta është bërë një prej mënyrave më të mira për ta promovuar kultivimin e perimtarisë. Pra, bujqësia për rahovecasit, është kulturë dhe mënyrë jetese.
Ju dëshiroj të kaloni mirë në këto ditë me përplot aktivitete!
Ejani për tri DITË TË GZUEME!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takim Kristine Jones

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …