ZRRE-ja

Qindra biznese rrezikojnë shkyçjen nga rrjeti elektrik pas vendimit për liberalizim të tregut

Rreth 40 për qind e kompanive që ZRRE i ka obliguar të dalin në tregun e hapur të energjisë rrezikojnë të mbesin pa rrymë nga 16 gushti, nëse nuk nënshkruajnë kontratë me furnizues të licencuar. KEDS ka paralajmëruar shkyçje të bizneseve pa kontratë aktive, duke thënë se e ka të ndaluar ligjërisht t’i furnizojë më tej. Deri tani, vetëm rreth 700 nga 1.300 kompani kanë përmbushur këtë obligim. Shoqatat e bizneseve kanë reaguar ashpër, duke paralajmëruar pasoja të rënda ekonomike si mbyllje reparteve dhe rritje çmimesh. Ato kërkojnë shtyrjen e zbatimit të vendimit dhe rishqyrtimin e procesit. Ndërkohë, Gjykata Komerciale në shkallën e dytë ka miratuar ankesën e ZRRE-së dhe ka refuzuar pezullimin e liberalizimit. Bizneset theksojnë se çmimet janë shumë më të larta se më parë dhe mungon analiza e ndikimit socio-ekonomik. Shoqatat thonë se nuk janë kundër liberalizimit, por kundër mënyrës së zbatimit.

Kontrolloni gjithashtu

Sazan Ibrahimi: Ligji i ri për tatimin në pronë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, i godet edhe bizneset e mesme dhe të mëdha

Komunat kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria për milionat e humbur nga kontratat kolektive

Qindra milionë euro janë paguar nga komunat e Kosovës për vendime gjyqësore që lidhen me …