leoni

GLSP: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbetet i detyrueshëm, pavarësisht mungesës së marrëveshjes politike

Procesi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike ndërmjet partive parlamentare. Megjithatë, sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka efekt të detyrueshëm juridik dhe duhet të zbatohet, pavarësisht zhvillimeve politike. Hulumtuesja e GLSP-së, Blerina Istrefi, tha se moszbatimi i vendimit do të përbënte shkelje të Kushtetutës dhe se aktgjykimi në fjalë ka vlerë precedenti për raste të ngjashme në të ardhmen. Ajo shtoi se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit politik i takon subjekteve politike, por kjo nuk e zbeh obligueshmërinë e vendimit kushtetues.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj godet dështimin politik: “Lajm i keq për Kosovën – një vit i humbur

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër pas shpërndarjes së Parlamentit nga presidentja …