Jeton Kuçi: Sot më të dashurit tanë, martirë e dëshmorë, i përkujtojmë me dhembje e krenari të ligjshme

Jeton Kuqi: Në vitin 1999, spiunët u konvertuan në “heronj” të partive politike

Në vitin 1999, spiunët u konvertuan në “heronj” të partive politike, e sidomos të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku u popullua dhe u angazhuan nëpër kryesitë e degëve dhe nëndegëve të saj, pikërisht ky soj i bythëlëpirësve të pushtetit.

Nuk përjashtohet as Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila që nga themelimi i saj kishte në gjirin e vet këtë soj spiunësh!

Dhe për fat të keq, edhe sot i sheh listat e mbushura me sojin e “heronjve politikë”, të rreshtuar krah komandantëve politikë!

Ky soj përfituesish, për vite me radhë, nga PDK-ja, kanë punësuar nga dy-tri anëtarë të një familjeje, kanë përfituar grante, subvencione pa meritë dhe në mënyrë të jashtëligjshme, etj., etj.!

Bie PDK-ja nga pushteti — dhe ata i sheh të rreshtuar si militantë të “zjarrtë”, në rreshtin e parë në tubimet e Vetëvendosjes (VV).

Dhe në fund hapet “konkursi” për lista në asambletë komunale për zgjedhjet lokale. Çfarë lexon? Të njëjtit njerëz, ose familjarët e tyre, të shpërndarë në garë, me të kënaqurit dhe të pakënaqurit — kërkojnë votën!

Për mos me zgjatë shumë: në xhepa i kanë librezat, duke filluar nga Partia Socialiste e Serbisë (SPS), LDK, PDK, VV, e deri te të pakënaqurit apo të pavarurit!

Suksese të gjithëve në garë, pa dallim: spiun, patriot apo qytetar!

Ish-luftëtari i lirisë,
Jeton Kuqi, Kotlinë

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Hajrullahu

Ismet Hajrullahu: Donika Gërvalla proteston për Palestinën, por hesht për Kosovën

Në një kohë kur diplomacia kosovare ka nevojë për maturi, strategji dhe mbrojtje të interesave …