leoni

Lista Serbe konteston në Kushtetuese procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit

Lista Serbe ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar procedurën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo-shumicë. Sipas parashtresës, procesi duhet të kthehet në pikën fillestare dhe votimi të zhvillohet në formë “pakete”, siç ka qenë praktika e mëhershme parlamentare. Partia kërkon vendosjen e një mase të përkohshme, duke paralajmëruar se vazhdimi i procedurës aktuale rrezikon afatet për formimin e qeverisë.
Në kërkesë thuhet se mos vendosja e kësaj mase do të sillte “dëme të pariparueshme” dhe formim të institucioneve “kundërkushtetuese”. Lista Serbe pretendon se kryetari i Kuvendit ka shkelur nenin 67 të Kushtetutës dhe disa dispozita të Rregullores së Punës. Sipas saj, shkelja kryesore lidhet me faktin se fillimisht u ftuan komunitetet tjera jo-shumicë për të propozuar kandidat, ndonëse e drejta i takon komunitetit serb. Po ashtu, është kontestuar mënyra e votimit, pasi kandidatët u votuan veçmas e jo në një proces të unifikuar. Sipas kërkesës, kjo bie ndesh me Kushtetutën, Rregulloren dhe praktikën parlamentare të deritanishme.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …