Fatmir Z. Arifi: Ju kujtohet parulla “Nga lufta vijmë, në luftë shkojmë”?

Në rrethana të sotme reflekton “Nga zgjedhjet vijmë, në zgjedhje shkojmë”!
Kështu më ngjajnë fushatat elektorale, që kanë marrë karakterin e një shfaqjeje cirku.
Meqë nga një fushatë elektorale, siç ishin zgjedhjet parlamentare, po hyjmë në një fushatë tjetër elektorale në kuadër të zgjedhjeve lokale, më ka bërë përshtypje sjellja e një lideri partiak opozitarë.
Drejtuesi i kësaj partie nuk garoi për të fituar garën për pozitën e kryeministrit të Republikës së Kosovës!
Të gjithë liderët e subjekteve politike, pavarësisht rezultateve të mundshme, nuk iu shmangën përgjegjësisë elektorale. Si të tillë, treguan besnikëri ndaj elektoratit të tyre.
Një drejtues partiak, nuk pati guxim t’i hyjë kësaj gare. Arsyet nuk i di! Është punë e tij se për çfarë paguhet.
Mirëpo, në cilësinë e qytetarit të thjeshtë, mund të jap një mendim në rrafshin kritik.
Një drejtues i një subjekti politik, nëse nuk i hyn garës për të fituar mandatin për kryeministër, ai është i vetëdijshëm se do ta humbasë garën.
Për këtë arsye, ai nuk guxon të garojë vetë si bartës i listës elektorale përballë kandidatëve të subjekteve të tjera politike.
Në rrafshin kritik, sipas gjykimit tim, dobësia e një lideri, kur synon t’i shmanget garës elektorale, tregon paaftësinë e tij, mungesë të vizionit dhe fshehje të atributeve të të mosqenit lider partiak.
Mungesa e këtyre tre faktorëve, sipas kornizës teorike të filozofit të shkencave politike, John Mearsheimer, tregon se ai vlerësohet si një figurë që i shmanget përballjes direkte me realitetin politik.
Në këtë rast, kur një lideri politik i mungon vizioni, ai vepron vetëm në suaza të ruajtjes së imazhit të tij personal.
Shmangia e ballafaqimit në garë elektorale, si pasojë e mungesës së guximit, te një lider i kësaj kategorie tregon dy lloje të frikës:
së pari, ai ka frikë nga humbja dhe, së dyti, ka frikë nga fitorja, që të marrë përgjegjësi mbi supe!
Një lider i tillë, pavarësisht çfarë subjekti drejton, kjo sjellje e kategorizon atë si kalkulues të frikësuar dhe jo si një vizionar që udhëhiqet nga bindjet e tij ideo-politike.
Nga këndvështrimi publik, një lider që ka frikë të përballet si me humbjen, ashtu edhe me fitoren, në radhë të parë përçon një mesazh negativ tek elektorati i tij.
Së dyti, kundrejt oponencës politike, mbase ky lloj lideri lexohet si i paaftë për të marrë përgjegjësi të mëdha shtetërore.
Me shumë të drejtë, opinioni i gjerë e vlerëson paaftësinë e tij si një zëvendësues i përkohshëm, por jo kurrsesi si bartës të ndonjë vizioni real të tij.
Nga perspektiva e kësaj qasjeje teorike, drejtues të tillë partiakë mbesin pafundësisht të burgosur në dilemat e tyre.
Nga njëra anë ata kërkojnë të mbajnë kontrollin e subjektit politik, por nga ana tjetër, mungesa e guximit përballë garës elektorale ia zbeh rëndë legjitimitetin dhe besueshmërinë e tij.
Kështu që, lider të till partiak, jo në pak raste krijojnë turbulenca pakënaqësie brenda llojit!
F.A.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Sekretariati për Kulturë – BDI: Reagimi i Jehona Ajdinit i konfirmon dyshimet, Prokuroria duhet të hapë hetim për ndikimin e Izet Mexhitit mbi Agjencinë e Filmit

Bashkimi Demokratik për Integrim rikujton se dje alarmuam për një skandal të paparë – një …