Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Më 17 shtator nis votimi përmes postës për qytetarët jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se më 17 shtator 2025 do të fillojë procesi i votimit përmes postës për shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, në kuadër të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë dhe Kuvende Komunale që do të mbahen më 12 tetor 2025. Ky proces do të përfshijë rreth 44 mijë qytetarë që kanë aplikuar dhe janë regjistruar gjatë periudhës 23 korrik – 29 gusht. Çdo votues do të pranojë dy fletëvotime: një për Kryetar Komune, një për Kuvend Komunal. “Periudha e votimit përmes postës fillon më 17 shtator dhe do të përmbyllet më 11 tetor. Në Zgjedhjet Lokale nuk ka votim në përfaqësi diplomatike, por vetëm përmes postës”, theksoi Elezi. KQZ kujton se qytetarët që janë regjistruar për të votuar nga jashtë largohen nga Lista e Votuesve brenda Kosovës dhe nuk mund të votojnë në vendvotimet në ditën e zgjedhjeve. Ndërsa ata që nuk janë regjistruar për votim jashtë vendit, emrat e tyre do të mbesin në listën e zakonshme të votuesve në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …