leoni

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe prioritetet e tij kryesore. Berisha tha se vendimi për të hyrë në garë erdhi si pasojë e zhgënjimit nga premtimet e pambajtura të qeverisjes së deritanishme. “Prishtinën po thonë që e duan, por për me e bërë kryeqytet duhet filluar nga gjërat bazike. Ka pasur premtime fantastiko-shkencore, por qyteti nuk ka parë rezultate të prekshme. Kjo më ka shtyrë të hy në garë, sepse qytetarët kanë nevojë për punë konkrete”, deklaroi ai. Një nga shtyllat kryesore të programit të tij është siguria e fëmijëve në shkolla. Kandidati i AAK-së tha se zhvillimi i Prishtinës është i pamundur pa zgjidhur problemet më bazike: kanalizimin, ujësjellësin, ndriçimin, transportin publik, qentë endacak dhe menaxhimin e mbeturinave. Për problemin e komunikacionit, Berisha propozoi ndërtimin e një tuneli nëntokësor për qarkullim, ndërsa sipërfaqja do të shndërrohet në shesh për qytetarë dhe biznese. Në lidhje me urbanizmin, ai paralajmëroi ndalje të pazareve dhe theksoi se do të ketë “vija të kuqe”:

Kontrolloni gjithashtu

Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese rrezikojnë besueshmërinë institucionale

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke …