leoni

Bedri Halimi: SI U PËRJETUAN NGJARJET E 11 SHTATORIT NGA SHQIPTARËT

Më 11 shtator 2001, bota është tronditur nga sulmet ekstremiste nga pozicionet ideologjike – fetare në territorin e Shteteve të Bashkaua të Amerikës. Historia e kësaj ngjarje, dihet botërisht: përhapja e shqetësimeve masive, pasiguria por edhe dëmet e shkaktuara në njerëz dhe ato materiale, kanë qenë objektiv i këtij sulmi. Kombete dhe shtetet, janë gjendur përballë këtij sulmi të papërgatitur. Shqiptarët si popull i shtypur dhe sapo i dalë nga lufta, plagët e të cilëve ende nuk janë shëruar nga lufta me pushtuesin serb, nga dhunimet, vrasjet e civilëve, grave, fëmijëve e pleqve, plagosjet, dëbimet masive, plaçkitjet, etj., i pritën ngjarjet e 11 shtatorit me zemër të thyer. Dhe s’kishte ndryshe se si t’i priste një popull që e kishte përjetuar gjenocidin politik, gjenocidin kulturor, gjenocidin ekonomik, gjenocidin fizik dhe etnocidin, një të keqe që kujtdo t’i ndodhte në botë, e veçmas kur kjo gjë iu ndodhi në radhë të parë, vendit dhe shtetit, i cili në historinë e deritashme më së shumti ka bërë për shpëtimin fizik të substancës biologjike shqiptare.
Shqiptarët, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të zi, janë të pajisur me te tri fetë, dhe përherë gjatë rrugëtimit historik e kanë kultivuar ndjenjen e tolerancës fetare dhe asnjëherë te ta feja nuk ka qenë shkaktare e ndarjeve dhe grindjeve mes vete, edhe pse për këtë qëllim pushtuesit e ndryshëm kanë llogaritur që më së lehti ta realizojnë parullën “divide et impera”. Pra, janë Shqiptarët te të cilët ndonëse shumica është me fe myslimane, përherë kanë ditur mirë ta dallojnë çështjen fetare me atë kombëtare.
Vrasjen e afro 3000 qytetarëve të pafajshëm amerikanë, çdo njeri normal në botë nuk ka se si ta arsyetojë, aq më pak kur në mesin e tyre që pësuan kishte gra, pleq e fëmijë. Shqiptarët, të cilët, me mijëra qytetarë të saj, ende i kanë të zhdukur pa kurrfarë shenjash të ekzistimit të tyre, e ndjejnë këtë dhembje në shpirt. Dhe tani, e keqja e madhe, e papritur, u ndodhi miqve më të mdhenj të shqiptarëve. Ky akt, te pjesa më e madhe e njerëzve, madje u përjetua si t’u kishte ndodhur vetë atyre. Kjo u vërejtë, me prononcimin e qeverisë së Kosovës, partive politike dhe subjekteve tjera, në mesin e të cilëve, gjithsesi, edhe me prononcimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët i gjykuan këto akte makabre antinjerëzore e antifetare.
Atë ditë, shqiptarët në mënyrë spontane, ndezën qirinj në Prishtinë dhe shumë vende tjera në shenjë nderimi për shpirtat e pafajshëm të SHBA-së. Deklerata e mikut më të madh të të gjitha kohëve, e ish-presidentit Klinton, i cili u bëri thirrje popullit amerikan, që në ato momente pikëllimi për popullin e shtetin amerikan, që të gjithë ta mbështesin kryetarin Bush, ishte një thirrje e zërit të arsyes, një vetëdije kjo që duhet t’u shërbejë edhe shqiptarëve, të cilët në momentet e vështira duhet t’i lënë menjanë ndasitë politike e partiake, gjë që një praktikë të tillë, jo të gjithë politikanët shqiptarë e kishin mbajtur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Te shqiptarët (si shumicë myslimane) asnjëherë dhe në asnjë mënyrë, nuk pat ndikim propaganda antiamerikane, sikur ajo po lufton myslimanizmin në Irak, ngase shqiptarët kudo që janë, e kishin të qartë se, Sadam Hyseni (si mysliman që e quan veten) në kohën kur Klintoni (si kristian) me aleatët e vet po e bombardonte Millosheviqin (ortodoks), ngase ky po i vriste shqiptarët, kryesisht të fesë islame. Prandaj, Sadam Hyseni (si mysliman) në vend se ta ngriste zërin, qoftë edhe në baza fetare, ai protestonte kundër bombardimeve të Serbisë dhe në mbështetje të Millosheviqit, për gjenocidin që po bënte ndaj shqiptarëve. Lidhjen shpirtërore mes Sadamit e Millosheviqit, e vërtetojnë edhe protestat e qytetarëve serbë, pas luftës në Serbi, duke i brohoritur slloganin “Sllobo-Sadame”. Prandaj, shqiptarët, jo që e aprovuan ndërhyrjen për rrëzimin e Sadamit në Irak, por ata shprehen gatishmëri për pjesëmarrje fizike në këtë luftë. Kjo gjë edhe u bë e mundur, ku disa ushtarë nga Shqipëria iu bashkangjiten aleancës amerikane në Irak e Afganistan, ku në mesin e tyre ka edhe ushtarë të vrarë.
Qëndrimin e shqiptarëve ndaj akteve të 11 shtatorit, e vërteton edhe letra e presidentit të SHBA-së, Xhorxh Bush, i cili e falënderoi qeverinë e atëhershme shqiptare me në krye Ilir Metën, ku pos tjerash thuhet: “Në emër të popullit amerikan, unë u jam mirënjohës ju dhe popullit të Shqipërisë për shprehjet e ngrohta të ngushëllimeve dhe të shqetësimit tuaj me rastin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Këto vepra primitive ishin sulme kundër lirisë dhe shërbejnë si një paralajmërim për të gjithë popujt e civilizuar”.
Kjo tregon qartë, se Shqipëria dhe shqiptarët, kudo që janë, kanë qenë dhe mbeten, një aleate e natyrshme, e besueshme dhe besnike e ShBA-së, në luftën globale kundër terrorizmit – të keqes universale të njerëzimit. Kjo d.m.th. se Shqipëria në këtë drejtim, mund të jetë, një nga vendet e rrezikuara nga sulmet terroriste. Në këtë drejtim, Xhorxh Tenet, para Komisionit Kombëtar Amerikan, ka pohuar se, qysh në vitin 1988, është penguar një sulm terrorist në Shqipëri, ku objekt sulmi ishte pikërisht Ambasada Amerikane. Kjo është rezultat i bashkëpunimit të shërbimit sekret shqiptar me atë amerikan. Pa këtë bashkëpunim, kjo gjë nuk do të ishte e mundur. Prandaj, edhe shteti shqiptar, në këtë drejtim ka ndërmarrë një varg masash shtesë sigurie, për blindimin e ambasadave të huaja në Tiranë, shtimin e kontrollave në pikat kufitare, shpërndarjen e listave të emrave të terroristëve të dyshuar ndërkombëtarë, në çdo pikë të kalimit të kufirit, si dhe rritjen e gatishmërisë së forcave për ruajtjen e rendit.
Dhe s’ka se si të mos ripërsëritet në fund se, Shqipëria me trupat e saj ushtarake në Afganistan dhe Irak, është radhitur në një vend të veçantë, ku shumica e popullsisë është myslimane.
E tëra kjo, nënkupton se, ardhmëria e shqiptarëve është perëndimi, me të cilët ata i lidhë lashtësia e qytetërimit perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Osmani për kopshtet dhe çerdhet: Çdo investim tek fëmijët është investim në të ardhmen

Osmani për kopshtet dhe çerdhet: Çdo investim tek fëmijët është investim në të ardhmen

Arsimi parashkollor është themeli mbi të cilin ndërtohet suksesi i çdo fëmije, por edhe e …