leoni

Edi Rama shpërndan dëshminë e Rubinit: “Liria ka emër”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish për procesin gjyqësor në Hagë kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke shpërndarë një pjesë nga dëshmia e ish-ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Në videon e publikuar, Rubin kritikon Prokurorinë Speciale për mënyrën se si është trajtuar Thaçi, duke vënë në dukje se ai ka qëndruar pesë vjet në paraburgim, edhe pse ishte dorëzuar vullnetarisht. “LIRIA KA EMËR”
Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…
”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale. Në fjalën e tij para trupit gjykues, Rubin theksoi: “Fakti që i akuzuari ka qenë në burg për pesë vjet pasi vullnetarisht iu vetëofrua Gjykatës, në një kohë kur ishte gati të bënte një marrëveshje paqe me udhëheqësin serb, më shqetësoi. Që politika të ndërhyjë në sundimin e ligjit – kjo më shqetëson. Më shqetëson që ai do të ishte në burg për pesë vjet para se çështja mund të fillonte.” Me këtë reagim, Rama i ka dhënë edhe njëherë mbështetje të drejtpërdrejtë Thaçit dhe të tjerëve të akuzuar, duke e cilësuar procesin si të padrejtë dhe të dëmshëm për drejtësinë ndërkombëtare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu drejtësinë në binarë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, e ka cilësuar si …