Mbrojtja e Krasniqit: Nuk ka pasur plan të UÇK-së kundër civilëve apo kundërshtarëve politikë

Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka dorëzuar në Gjykatën Speciale raporte të UNMIK-ut, EULEX-it, dokumente ndërkombëtare dhe artikuj të mediave, duke i cilësuar si prova të rëndësishme që rrëzojnë akuzat ndaj UÇK-së. Në parashtresën e dorëzuar theksohet se këto prova dëshmojnë se UÇK-ja nuk ka pasur asnjë politikë të organizuar kundër civilëve apo kundërshtarëve politikë, por se ngjarjet e dhimbshme të asaj kohe ishin pasojë e rrethanave kaotike pas luftës, veprimeve individuale dhe hakmarrjeve jashtë kontrollit të strukturave të luftës. Provat, sipas mbrojtjes, dokumentojnë:

  • Çorganizimin në terren pas Marrëveshjes së Kumanovës, sidomos në Gjilan, Rahovec e Prizren.
  • Trajtimin korrekt të disa personave të ndaluar nga UÇK-ja, që bie ndesh me pretendimin për një politikë të përbashkët represive.
  • Marrëdhëniet e ndërsjella mes LDK-së dhe UÇK-së, duke kundërshtuar idenë e një lufte të brendshme politike.
  • Rastet individuale, si zhdukja e Latife dhe Rrushe Kolollit në Budakovë, ku fajtor ishte një ushtar i thjeshtë, dhe vrasja e Azer Tarjanit, e lidhur me gjakmarrje, e jo me urdhra të UÇK-së. Në thelb, mbrojtja thekson se këto dëshmi faktojnë se krimet e supozuara nuk ishin rezultat i ndonjë plani të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, por veprime të individëve jashtë çdo kontrolli dhe politike të përbashkët. raporton Nacionale

Kontrolloni gjithashtu

Robert Bosch

Robert Bosch: Gjykata Speciale nuk është për drejtësi, por për t’i shërbyer Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor që po mbahet …