Robert Bosch

Robert Bosch: Gjykata Speciale nuk është për drejtësi, por për t’i shërbyer Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor që po mbahet në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesve të UÇK-së. Në një fjalim gjatë protestës së së dielës në Hagë, Bosch tha se ngritja e kësaj gjykate nuk shihet si përpjekje e sinqertë për drejtësi, por si një instrument politik që favorizon Serbinë. “Kam qenë i përfshirë që në vitin 2010, dhe gjatë luftës kemi bërë gjithçka bashkë me ndërkombëtarët për të sjellë paqe. Sot e dimë se Vuçiç nuk është miku ynë në Europë, por i Rusisë dhe Kinës”, tha Bosch për Euronews Albania. Sipas tij, Kosova padrejtësisht mbahet përgjegjëse për marrëveshjen me Serbinë, ndërsa individët që kanë kryer krime të rënda në vitet ’90 sot gëzojnë poste të larta në Serbi. “E gjithë kjo gjykatë ishte pjesë e marrëveshjes për t’u bërë qejfin serbëve. Në raportin mbi krimet, që askush nuk e ka lexuar seriozisht, thuhet qartë se krimet kryesore i kanë kryer serbët, por asnjë serb nuk është akuzuar. Ndërkohë shumë fajtor të asaj kohe sot mbajnë pozita të larta. Nuk është një gjykatë objektive, por një gjykatë për t’i shërbyer Serbisë”, theksoi Bosch.

Kontrolloni gjithashtu

Beqë Cufaj: Dëshmia e James Rubin në Hagë është historike, Kurti gaboi me Amerikën

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka quajtur historike dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan …