Fitim Selimi: Bota e civilizuar që i bashkoi armët me UÇK-në i ka të njohura mirë argumentet që e dëshmojnë të vërtetën tonë

Fitim Selimi: VETERANË DHE DEZERTORË

Ditëve të fundit është rikthyer në vëmendje çështja e statusit të veteranit dhe, në anën tjetër, akti i braktisjes së tij. Këto dy nocione shpesh përdoren sipas interesit të momentit, por në fakt kërkojnë një përkufizim të qartë, juridik dhe moral. Fatkeqësisht, në realitetin tonë, kjo mungon.

Veterani nuk është thjesht dikush që ka qenë pjesë e një projekti madhor kombëtar. Statusi i tij lidhet ngushtë me vazhdimësinë e pjesëmarrjes, deri në përmbushjen e misionit. Një largim i arsyetuar, që nuk bie ndesh me thelbin e projektit, nuk e cenon këtë status. Por, kur dikush e braktis projektin në thelb, duke mohuar ose refuzuar elementet që e bëjnë atë të vlefshëm, ai vetë e humb përkatësinë dhe, rrjedhimisht, edhe statusin e veteranit.
Përkatësia në UÇK, për shembull, nuk matet vetëm me pushkën në front, por edhe me veprimin politik, diplomatik e institucional që lidhej me projektin e saj. Të veproje në Zyrën e UÇK-së – të ngritur me kërkesën e saj, e cila kishte obligimin të themelonte një Asamble Kombëtare nën udhëheqjen e Adem Demaçit – ishte akt i qartë përkatësie në administratën civile të saj. Por, të mbyllësh këtë zyrë me arsyetimin e mospajtimit me bartësit e përgjegjësisë për vazhdimin diplomatik e luftarak të projektit, nuk është më një qëndrim i thjeshtë: është braktisje, pra mohim i statusit.
…. e dezertimi?
Nga ana tjetër, dezertimi mbetet një nocion më i ndërlikuar. Në një luftë tërësisht vullnetare, ku pjesëmarrja nuk ishte e imponuar me ligj, por e lidhur vetëm përmes të vetmit akt formal- betimit, kufiri midis dezertimit dhe tërheqjes së thjeshtë bëhet i paqartë. Ligjërisht, është e vështirë të sanksionohet. Por moralisht, dilema është më e mprehtë: a ka të drejtë dikush të braktisë projektin kombëtar në mes të rrugës, kur e gjithë sakrifica kombëtare varet nga çdo dorë, nga çdo orë kontributi?
E vërteta është se projekti i lirisë së Kosovës është aq madhor, sa çdo hap, çdo orë dhe çdo akt që kontribuoi në të, meriton mirënjohje. Por po aq e vërtetë është se braktisja e tij, për shkak të mosmarrëveshjeve personale ose dobësive individuale, mbetet një njollë e pashlyeshme për ata që e bënë.

Kontrolloni gjithashtu

Ruzhdi Jashari: Çka nuk pranon tradita jonë popullore!

– Gjëja më e ultë dhe antinjerzore është ajo kur njeriu, i dorzuar dhe me …